Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha sot se nuk e di se sa i suksesshëm do të jetë samiti i tij i ardhshëm me Presidentin rus Vladimir Putin në Alaska në bazën ushtarake Elmendorf-Richardson, por se pret që të arrihet një armëpushim.
“Nuk mund t’ju them saktësisht se çfarë do të ishte suksesi. Nuk e di. Asgjë nuk është e përcaktuar. Dua gjëra të caktuara. Dua një armëpushim”, u tha Trump gazetarëve në bordin e Air Force One.
Ai shtoi se dëshiron që një armëpushim të arrihet sa më shpejt të jetë e mundur.
“Nuk do të jem i kënaqur nëse kjo nuk ndodh sot”, tha presidenti amerikan, raporton Reuters.
Sipas tij, në bisedime do të përfshihen Evropa dhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.





