Trendy

Logoja e re e AKI-së zbulohet nga Ali Ahmeti – BDI synon të ardhmen europiane

Para 8 muaj

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka prezantuar logon e re të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), me të cilën partia do të garojë në zgjedhjet e tetorit.

Ahmeti theksoi se shqiptarët sot po përballen me një realitet të vështirë dhe me një qeveri që, sipas tij, nuk ka legjitimitet etnik shqiptar. Megjithatë, ai tha se destinacioni strategjik i BDI-së mbetet integrimi europian.

“Sot më shumë se kurrë nevojitet bashkim mes shqiptarëve dhe të gjithë atyre që besojnë se në vendin tonë mund të ndërtohet një e ardhme më e mirë për fëmijët tanë. E ardhmja jonë është në familjen e madhe europiane”, deklaroi Ahmeti.

Sipas tij, mesazhi i logës së re është i qartë: “vetëm së bashku ndërtojmë të ardhmen që meritojmë”.(INA)


Trending