Çairi po kthehet në arenë të një gare arkitekturore dhe politike pa precedent. Kandidatët për kryetar të komunës, Izet Mexhiti nga VLEN dhe Bujar Osmani nga BDI, duket se e kanë seriozisht: secili synon të shndërrojë Çairin me ekspertë ndërkombëtarë në krah.
I pari që prezantoi masterplanin ishte Mexhiti, i cili shpalosi bashkëpunimin me urbanistin turk Bajram Vardar, ekspert kryesor i Bursës. Sipas tij, praktikat më të mira të Stambollit dhe Bursës do të përdoren për të organizuar hapësirat, komunikacionin dhe infrastrukturën nëntokësore, duke adresuar dendësinë e rrallë që karakterizon Çairin.
Pak më vonë, kundërkandidati Osmani publikoi një fotografi të ngjashme, këtë herë me arkitektin me renome botërore, Michel Rojkind nga Mexico City. Osmani tha se Çairi nuk meritohet vetëm rindërtim, por një vizion modern dhe urban që do ta shndërrojë në një vend bashkëkohor për të jetuar. Arkitekti Rojkind solli eksperiencën globale për t’i dhënë Çairit një fytyrë botërore.
Megjithatë, disa qytetarë shprehen skeptikë. Në komente, ata paralajmërojnë se Çairi ka nevojë për projekte realiste dhe të zbatueshme, jo vetëm për foto dhe premtime pompë. Premtimet për funksionalitet, siguri dhe modernizim janë të shumta, por qytetarët kërkojnë veprime konkrete, jo përralla elektorale.
Çairi tani është në qendër të një duelit të madh urban: njëri me eksperiencën e Turqisë, tjetri me vizionin botëror. Por a do të jenë këto premtime të realizueshme, apo thjesht një spektakël fotografik për fushatën zgjedhore?





