Trendy

Ngjarje e rëndë:19-vjeçari vdes në vend, makina del nga rruga në aksin rajonal

Para 7 muaj

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur dje në aksin rajonal Strugë–Dibër, ku një 19-vjeçar ka humbur jetën pasi automjeti tip Mercedes, me të cilin po udhëtonte, doli nga rruga.

Bëhet fjalë për E.N., nga fshati Veleshte i Strugës, i cili sipas të dhënave nga SPB Strugë, ka ndërruar jetë në vendngjarje. Mjeku i Ndihmës së Shpejtë konstatoi vdekjen, ndërsa trupi i tij u dërgua për autopsi.

Autoritetet po hetojnë shkaqet e aksidentit, duke përfshirë mundësinë e një defekti teknik të automjetit ose kushtet e rrugës.

Trending