Trendy

VLEN akuzon BDI-në: “Ajo që e shkatërroi BDI, VLEN do ta ndreqë!

Para 7 muaj

VLEN ka reaguar sot ndaj paraqitjeve të BDI-së dhe Arber Ademit para opinionit, duke i akuzuar se po flasin për padrejtësitë në regjistrim dhe për përjashtimin e shqiptarëve nga përfaqësimi i drejtë, “të cilat pikërisht ata, nga BDI-ja, i planifikuan, i votuan dhe i zbatuan.”

Sipas VLEN-it:

“E vërteta është një: pikërisht ata nga BDI e përgatitën dhe e votuan këtë regjistrim, pikërisht ata e shkaktuan dëmin që sot e ndjejnë të gjithë shqiptarët.”

VLEN përmend edhe personat përgjegjës:

“BDI e përgatiti Ligjin për regjistrim. Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, ministri i Financave Fatmir Besimi dhe e gjithë struktura qeveritare e BDI-së ishin ata që e hartuan dhe e propozuan Ligjin.”

Për votimin e ligjit:

“Arber Ademi dhe deputetët e BDI-së e votuan Ligjin, ndërsa sot po i njëjti njeri që votoi për ligjin del dhe flet kundër pasojave të tij.”

VLEN thekson anomalitë dhe dëmet:

“BDI futi anomalitë më të mëdha në regjistrim me rubrika që nuk ekzistojnë askund në botë… BDI me vetëdije e sakatoi statistiken dhe pikërisht për shkak të kompromiseve të tyre, shqiptarët sot, në vend se të figurojnë 29,5%, paraqiten si 24,3%.”

Dhe për përgjegjësinë:

“Përgjegjësia është e qartë, sepse askush tjetër, përveç BDI-së, nuk ka faj për këtë gjendje… Dhjetëra paralajmërime nga ekspertë dhe organizata qytetare u injoruan, vetëm që të plotësohen interesat personale dhe partiake të udhëheqjes së Ali Ahmetit.”

VLEN përfundon me pyetje të drejtpërdrejta dhe mesazh të fortë:

“A e kupton Arber Ademi vetëm tani çfarë dëmi u shkaktuan shqiptarëve?
A do ta pranojnë më në fund Bujar Osmani, Ali Ahmeti dhe Arber Ademi se mashtruan diasporën dhe shqiptarët jorezidentë?
A do të marrë përgjegjësi Ali Ahmeti dhe BDI për këtë mashtrim historik?
VLEN do të vazhdojë ta mbrojë të vërtetën dhe përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve. Ne nuk do të lejojmë që numri dhe dinjiteti i tyre të falsifikohen. Ajo që e shkatërroi BDI, VLEN do ta ndreqë.”

Trending