Trendy

Krim brenda familjes shqiptare në Greqi! Babai vret gruan me thikë, lë pas katër fëmijët

Para 7 muaj

Një tjetër ngjarje tronditëse ka ndodhur në Greqi, ku një krim brenda familjes shqiptare ka marrë jetë njerëzore.

Ngjarja është shënuar në zonën e Volosit, pas një sherri mes një çifti emigrantësh shqiptarë.

Sipas burimeve policore, burri, në rrethana ende të paqarta, ka qëlluar me thikë bashkëshorten e tij, nënë e katër fëmijëve, duke e lënë të vdekur në banesë. Pas krimit makabër, ai është larguar dhe aktualisht është në kërkim nga policia greke.

Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Trending