Është identifikuar shoferi dhe automjeti me të cilin ditën e djeshme në Shkup u përplas një trotinet elektrik, duke lënduar dy të mitura. Sot (22.08.2025) në Sektorin për Punë të Brendshme Shkup është zhvilluar bisedë zyrtare me F.B. nga fshati Sveta Petka, Shkup.
Më 21.08.2025, rreth orës 14:30, në rrugën “Vasil Gjorgjov” në Shkup ka ndodhur aksident trafiku mes një veture tip “Volkswagen Golf” me targa të Shkupit, e drejtuar nga ai, dhe një trotineti elektrik të drejtuar nga një 13-vjeçare nga Shkupi. Pas aksidentit, shoferi ka braktisur vendin e ngjarjes.
Nga aksidenti ka mbetur me lëndime të rënda trupore vajza 13-vjeçare, ndërsa pasagjerja e saj 12-vjeçare ka marrë lëndime trupore më të lehta, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naum Ohridski” – Shkup.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj shoferit do të ngrihet kallëzim përkatës.










