Trendy

“Do të ketë njerëz të rinj”, Mickoski paralajmëron rikonstruim të qeverisë pas zgjedhjeve

Para 7 muaj

Gjatë fjalimit të tij të sotëm si kryetar i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski paralajmëroi prurje të reja në parti, përcjell TV21. Mickoski tha se pas zgjedhjeve lokale të 19 tetorit, do të ketë edhe rikonstruim të qeverisë.

“Ata që më njohin mirë, e dinë se asnjë funksion, nuk është i garantuar dhe i përhershëm, për këtë menjëherë pas këtyre zgjedhjeve, do t’i hapim dyert e partisë për ndryshime të reja dhe njerëz të rinj, edhe në qeveri do të ketë rikonstruim dhe përmirësim, dinamikë më të madhe të kapaciteteve. Tashmë mirë e dimë sesi mundet më fuqishëm dhe më guximshëm me potenciale të zmadhuara. Kjo nuk do të thotë se njerëzit që do të ndryshohen kanë qenë të këqij ose të pakujdesshëm, por qeverisë gjithmonë i duhet kapacitet më dinamik, tempo më e fuqishme për ndryshimet që i bëjmë”, tha mes tjerash Mickoski.

Trending