Trendy

Bastisje masive kundër grupit të organizuar kriminal në Likovë, Kumanovë dhe Zhelinë

Para 7 muaj

Në orët e hershme të mëngjesit, ekipe nga Drejtoria e Policisë Financiare kanë ndërhyrë në disa lokacione në komunën e Likovës, Kumanovë dhe Zhelinë, ku aktualisht po kryhen bastisje.

Aksioni është rezultat i një hetimi të gjatë për ekzistimin e një grupi të organizuar kriminal i cili, sipas të dhënave fillestare, dyshohet për bashkim kriminal, shmangie tatimore, mashtrim tatimor, pastrim parash dhe vepra të tjera penale të lidhura me krimin financiar.

Informacionet jozyrtare thonë se bëhet fjalë për kompani që merren me furnizim dhe shitje të derivateve të naftës, të dyshuara për kryerje të krimit me vlerë mbi 7 milionë euro.

Trending