Per me shume se nje dekade, qeveria Rama ka promovuar Arjeta Puçen si nje nga shembujt me te suksesshem te sipermarjes shqiptare, nje biznesgrua patriotike qe ndertoi nje kompani te afte te konkurronte edhe ne sektorin ushtarak.
Por pas fasades se marketingut politik, e verteta doli ndryshe. Me 17 gershor, Timak – kompania e krijuar dhe e udhehequr per vite nga Puça – shiti 49% te aksioneve per nje shume simbolike prej vetem 49 mije lekesh te vjetra
(rreth 490 euro).
Bleresi ishte biznesmeni izraelit Ron Yeffet, me nënshtetesi shaiptare dhe mik personal i kryeministrit Edi Rama.
Vetem dy muaj me pas, me 4 gusht, u krijua Timak Defence ne bashkëpronesi me shoqërine shteterore ushtarake Kayo,
duke marre monopolin e furnizimit me automjete të posaçme per ushtrine, policine, garden dhe emergiencat civile.
Lidhja e kesaj marreveshjeje me lirine e medias u be edhe me e dukshme pese dite me pas, kur policia dhe ushtria nderhyne me force per te nxjerre gazetarët e News24 nga godina e ish-Uzines se pjesëve te kembimit ne Shkoz, e cila sot i sherben Timak Defence.
Ky zhvillim ngre pyetje te forta mbi menyren se si nje kompani e promovuar si histori e nje gruaje shqiptare te suksesshme eshte shnderruar ne nje mjet per perfitime te nje oligarkie te lidhur ngushte me pushtetin.









