Kryetari, Bilall Kasami ka vizituar sot veteranin e Arsimit në Tetovë, Asir Aziri.
“Në shtëpinë e veteranit të arsimit, Azir Aziri dhe artistes, Anita Aziri, u mirëpritëm për kafe, por gjithashtu gjetëm frymëzim e histori. Biseduam mbi sfidat e së kaluarës dhe vizionin për të ardhmen.
Tetova ka pasur fatin të ketë mësues që hapin horizonte dhe artistë që ushqejnë shpirtin, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në identitetin tonë.
Arsimi dhe arti janë themeli i çdo shoqërie të mirëfilltë” – ka shkruar Kasami.









