Trendy

Parandalohet kontrabandë prej 16 mijë€ me pesticide në kufirin e Mexhitlisë!

Para 7 muaj

Dogana e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se ka parandaluar një rast kontrabande në pikën kufitare të Mexhitlisë, përcjell TV21

Nga atje njoftojnë se në orët e hershme të mëngjesit të 26 gushtit 2025, gjatë kontrollit të një veture “Mercedes” me targa vendore, doganierët zbuluan 322 shishe me preparate kimike për mbrojtjen e bimëve, mes tyre 300 insekticide CORAGEN 20 SC dhe 22 fungicide Bellis BASF, me një vlerë totale mbi 16 mijë euro.

Produktet ishin fshehur në disa pjesë të automjetit – në bagazh pas valixheve, në ndarjen e gomës rezervë dhe në sediljet e pasme. Shoferi nuk kishte leje të importit, ndonëse mjetet kimike i nënshtrohen regjimit të veçantë të autorizimeve.

Mallrat janë ndaluar, automjeti është konfiskuar dhe ndaj personit është iniciuar procedurë penale. Çështja tashmë është dërguar te Departamenti i Hetimeve për veprime të mëtejshme.

Trending