Trendy

Nuk u ndal me fjalë – 33-vjeçari nga Slatina sulmon fizikisht punonjësin e policisë!

Para 7 muaj

Sot (28.08.2025), në orën 14:20, në SPB Tetovë është privuar nga liria N. M. (33) nga fshati Slatinë i Tetovës, për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë. Arrestimi është bërë pas një kallëzimi paraprak nga I. A., punonjës policor në SPB Tetovë, i cili po atë ditë në ambientet e stacionit policor ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari.

Sipas kallëzimit, rreth orës 13:15, N. M. kishte shkuar në vendin e punës së denoncuesit dhe fillimisht kishte drejtuar kërcënime verbale për jetën e I. A. dhe të anëtarëve të familjes së tij, pas së cilës e kishte sulmuar fizikisht.

Ndryshe, më 27.08.2025, në orën 18:10, në lidhje me të njëjtin rast, në SPB Tetovë, N. M. kishte paraqitur kallëzim kundër I. A., për shkak të veprës penale kërcënim i sigurisë.

Po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Trending