Kokichi Akuzawa është bërë personi më i vjetër që ngjitet në majë të malit Fuji në moshën 102 vjeçare, pavarësisht se pothuajse u dorëzua gjatë udhëtimit të tij.
“Isha vërtet gati të dorëzohesha në gjysmë të rrugës”, tha Akuzawa.
“Arritja në majë ishte e vështirë, por miqtë e mi më inkurajuan dhe gjithçka doli mirë. Ia dola mbanë sepse shumë njerëz më mbështetën”, tha ai.
Akuzawa u ngjit me vajzën e tij Motoe, 70 vjeç, mbesën e tij, bashkëshortin e saj dhe katër miq nga një klub ngjitjeje. Arritja e tij është njohur nga Libri i Rekordeve Botërore Guinness.

Grupi ngriti kamp për dy netë gjatë rrugës përpara ngjitjes së tyre më 5 gusht në majë të malit Fuji, i cili është mali më i lartë i Japonisë, 3,776 metra, sipas The Guardian.
“Jam i impresionuar që u ngjita”, tha ai.
Udhëtimi nuk ishte ngjitja e parë rekord e Akuzawas në malin Fuji. Ai ishte 96 vjeç kur u bë personi më i vjetër që ngjitet në mal për herë të parë.

Akuzawa kaloi tre muaj duke u stërvitur përpara ngjitjes në Fuji, duke u zgjuar në orën 5 të mëngjesit për shëtitje njëorëshe dhe duke u ngjitur në afërsisht një mal çdo javë, kryesisht rreth prefekturës Nagano në Japoninë qendrore./vizionplus.tv










