Trendy

Austria po e ndërton të ardhmen energjetike me ujë – Maqedonia ka potencial, por i mungon vizioni

Para 7 muaj

Austria sot përfaqëson një shembull evropian se si hidroenergjetika mund të jetë themeli i një strategjie të qëndrueshme energjetike. Pothuajse 60% e energjisë elektrike në vend vjen nga hidrocentralet, ndërsa shteti disponon me rreth njëqind të mëdhenj dhe mijëra të vegjël. Në kombinim me erën, diellin dhe biomasën, burimet e ripërtëritshme mbulojnë mbi 83% të prodhimit të përgjithshëm të energjisë elektrike.

Një theks i veçantë është vendosur tek hidrocentralet e vegjël deri në 10 MW, në të cilat investohet rregullisht dhe që deri në vitin 2030 mund të sjellin shtesë 6 deri në 8 TWh. Modeli austriak tregon se energjia dhe ekologjia mund të funksionojnë së bashku – me modernizimin e centraleve të vjetra, ndërtimin e kalimeve për peshqit dhe rikthimin e dinamikës natyrore të lumenjve.

Në shtet zbatohet edhe koncepti i “centraleve virtuale”, ku disa burime të vogla lidhen mes vete dhe së bashku tregtojnë energji në treg, ndërsa operatori më i madh Verbund prodhon 90% të energjisë elektrike nga hidrocentralet dhe depot e energjisë.

Pamja në Maqedoni

Në Maqedoni, hidrocentralet e vegjël kanë rol të rëndësishëm, por modest. Në vend ekzistojnë 124 hidrocentrale të vegjël me kapacitet të instaluar prej gjithsej 133 MW, ndërsa në vitin 2024 ato prodhuan 308 GWh energji elektrike.

Sipas të dhënave të KRRE-së, prodhimi i përgjithshëm në vitin 2024 ka qenë 6.129 GWh, me ç’rast prodhimi vendor ka mbuluar gati 89% të konsumit. Nga kapaciteti i përgjithshëm i instaluar prej 2.983,9 MW, burimet e ripërtëritshme marrin pjesë me 55,7% dhe kanë dhënë mbi 41% të prodhimit të përgjithshëm.

Veçanërisht domethënës është fakti se hidrocentralet e vegjël kanë pasur faktor shfrytëzimi rreth 26%, që është më shumë se dyfish në krahasim me fotovoltaikët, të cilët megjithëse me 848 MW kapacitet të instaluar, në vitin 2024 prodhuan 851 GWh me shfrytëzim prej vetëm 11,5%.

Nevoja për strategji

Edhe pse Maqedonia e njeh modelin e “prodhuesve virtualë”, me pesëmbëdhjetë pjesëmarrës të regjistruar deri në fund të vitit 2023, ende nuk ka një vizion afatgjatë për shfrytëzimin e plotë të hidro-potencialit.

Austria e sheh burimin ujor si kapital të integruar energjetik dhe ekologjik, ndërsa në Maqedoni ende dominon qasja përmes koncesioneve dhe subvencioneve. Mundësitë e pashfrytëzuara paraqesin një shans – me politika të përshtatshme dhe modernizim, hidrocentralet e vegjël mund të bëhen motor i qëndrueshmërisë energjetike dhe ekologjike.

Trending