Ragmi Mustafa, nënkryetari i Luginës së Preshevës në një lidhje direkte me studion e lajmeve në “Ora News”, në hapësirën “Për Shqiptarët”, komentoi situatën e krijuar nga protestat anti-Vuçiç që kanë shpërthyer prej muajsh tashmë, si pasojë e lëvizjes studentore.
“Metodat e tij (Vuçiçit) janë të ngjashme me ato të Millosheviçit, por mbase ky është disi më cinik.
Ndërkohë me shumë gjasë protestat do të kthehen në të përgjakshme ku shumë afër asaj është që të ndodhin gjakderdhje mes protestuesve dhe forcave të xhandarmërisë”, u shpreh ndër të tjera Ragmi Mustafa, nënkryetari i Luginës së Preshevës.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME NËNKRYETARIN E LUGINËS SË PRESHEVËS, RAGMI MUSTAFA










