“Sot pata nderin të mirëpritem në shtëpinë e mësimdhënësit Rufat Rufati, një figurë që për dekada të tëra ka qenë shtyllë e arsimit dhe edukimit të shumë brezave.
Në bisedën tonë, ai ndau kujtime nga koha e mësimdhënies, sfidat me të cilat u përball gjatë kohës së komunizmit dhe sukseset që shënoi në rrugëtimin e tij si mësues. Çdo fjalë e tij ishte një dëshmi e përkushtimit të palodhur dhe dashurisë së madhe për dijen dhe për nxënësit.
Profesorë të tillë janë shembull frymëzimi, sepse na kujtojnë se arsimi është themeli mbi të cilin ndërtohet e ardhmja e gjeneratave të reja.
Bisedat tona me profesorin, të shoqëruara me një kafe të ngrohtë, ishin një rikthim tek rrënjët e dijes dhe një kujtesë se arsimi është themeli mbi të cilin ndërtohet e ardhmja” – ka shkruar Bilall Kasami.










