Bajern Munihu e ka postuar një fotografi të Dua Lipës, e cila shihet e veshur me një fanellë të gjigantit bavarez. Klubi më i madh gjerman ndërkohë kësaj fotografie ia përcolli një mesazh.
“E kuqja është definitivisht ngjyra e jote, Dua Lipa”, shkroi Bajerni në faqen zyrtare të tij në rrjetet sociale, ndërsa postimit ia përcolli edhe dy “emoji”.
Mirëpo shpejtë kanë reaguar vizitorët e faqes së facebook të Bajernit duke postuar edhe foton origjinale të Dua Lipas , me një prapavijë të njëjtë dhe natyrisht me një fanellë tjetër. Nuk dihet a ka qenë një blof i drejtuesit të faqeve sociale të klubit bavarez apo vetëm një “provokim” i tyre në lidhje me këngëtaren e mirënjohur të botës, Dua Lipa.










