Trendy

Bilall Kasami viziton profesorin dhe ish-kapitenin e parë të Shkëndijës, Genc Kuriu

Para 7 muaj

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka zhvilluar një takim të ngrohtë me profesorin e matematikës dhe ish-kapitenin e parë të KF Shkëndija, Genc Kuriun.

Në një postim në rrjetet sociale, Kasami ka theksuar se bisedat mbi sportin dhe shkencën marrin një vlerë të veçantë kur ndahen me profesionistë të fushës.

“Bisedat për sport e shkencë janë gjithmonë të këndshme kur ndahen me profesionistë të fushës. Sot, profesori i matematikës Genc Kuriu na priti për kafe për një bashkëbisedim të ngrohtë mbi arsimin dhe sfidat e tij.”, ka shkruar Kasami në Facebook.

Ai ka shtuar se pjesë e pazëvendësueshme e bisedës ishte edhe sporti, ku profesori Kuriu, si kapiteni i parë i Shkëndijës, “sot gëzohet me krenari për arritjet dhe sukseset e klubit, duke mbetur njëherit shembull i përkushtimit si në shkencë, ashtu edhe në sport.”

Në fund, Kasami thekson: “Takime të tilla na kujtojnë se dija dhe pasioni, kur ecin bashkë, krijojnë histori dhe frymëzim për brezat që vijnë.”

Trending