Trendy

Ka lajthitur Veliaj apo kanë lajthitur avokatët?

Para 7 muaj

Sot, nëpërmjet mediave u njoftua se Erion Veliaj kishte çuar për herë të dytë Rekurs në Gjykatën e Lartë.

Burimet e informacionit ishin mediat e Irfan Hysenbelliut, që njihet si një nga miqtë e ngushtë dhe një nga bashkëpunëtorët e Erion Veliajt, megjjithëse mund ta ketë hedhur në kosh të plehrave sepse Irfani nuk ka miq e shokë.

Nuk mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë për herë të dytë për një çështje që është gjykuar, sepse Gjykata e Lartë e ka dhënë vendimin për masën e sigurisë.

Ose kanë lajthitur avokatët ose ka lajthitur Erion Veliaj, kjo është një çështje për t’u parë, por rekursi në Gjykatën e Lartë për një vendim të dhënë është një çmenduri dhe asgjë më shumë.

Ndoshta budallallëqet do të vazhdojnë si mashtrimet e përditshme dhe asgjë më shumë nuk e ndalin dot as Erion Veliajn dhe as avokatët e tij të vijojnë të bëjnë budallallëqe pa ndalim./CNA

Trending