Një listë e mundshme e kandidatëve të AKI-së për Këshillin Komunal të Çairit është bërë publike në media dhe rrjete sociale, ndërsa bartës i saj pritet të jetë Kemal Matoshi.
Sipas burimeve jozyrtare, lista përfshin 27 emra të rinj dhe të njohur, duke përfshirë profesionistë, gra dhe përfaqësues të komunitetit, që synojnë të marrin përfaqësimin në këshillin komunal të Çairit. Lista ende nuk është publikuar zyrtarisht nga AKI dhe mund të pësojë ndryshime para shpalljes finale.
Emrat që figurojnë në këtë version jozyrtar janë:
Kemal Matoshi, Ardita Lita, Arlinda Shllaku, Mufail Shabani, Misim Mjaku, Maire Huseini, Vedet Rexhepi, Xhelal Sali, Lejla Emrullahu, Nagip Brava, Verona Aliji, Naser Miftari, Emir Aliji, Muhamed Idrizi, Imrane Alija, Besart Beqo, Burim Luzha, Marigona Emini, Enis Fazli, Elira Muhameti, Haki Latifi, Kaltrina Stavileci, Shaqir Sulejmani, Sunaj Ilazovski, Fuad Saliovski, Ajshen Memed dhe Miranda Jahja.
Sipas burimeve, kjo listë nuk është zyrtare, por tregon profilin e mundshëm të ekipit që synon të marrë përfaqësimin në Çair në zgjedhjet lokale të 19 tetorit.









