Trendy

“Liri për çlirimtarët” në Hagë

Para 6 muaj

Protesta në Hagë tejkalon pritshmëritë e organizatorëve, numër jashtëzakonisht i madh i pjesëmarrësve

Një numër jashtëzakonisht i madh i qytetarëve janë mbledhur sot në Hagë për të protestuar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, duke tejkaluar edhe pritshmëritë e organizatorëve.

Protestuesit, të pajisur me simbole kombëtare dhe pankarta mbështetëse, kërkojnë proces të drejtë gjyqësor për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.

Për pak sekonda nis protesta e madhe që kërkon drejtësi për ish-krerët të UÇK-së, ndërsa masës paqësore, përveç organizatorëve, do t’iu flasë edhe ish-ambasadori holandez në Kosovë.

Protesta në Hagë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK ka nisur me intonimin e himnit të Republikës së Kosovës.

Gjithashtu, aktori kosovar, Basri Lushtaku, recitoi vargjet e këngës “Sërish vjen Marsi” duke sjellë emocione në mesin e turmës së mbledhur në afërsi të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Trending