Në Berlin u hap sot klasa e gjuhës shqipe, një nismë e rëndësishme për fëmijët shqiptarë dhe për mbarë komunitetin.
Hapja e kësaj klase u mundësua falë bashkëpunimit të mësuesve, prindërve, Ambasadës së Maqedonisë të Veriut, institucioneve shtetërore si dhe afaristëve të Klubit të Biznesit, të cilët kontribuan që kjo ëndërr të bëhet realitet.
Kjo iniciativë synon ruajtjen dhe forcimin e gjuhës dhe kulturës shqipe për brezat e rinj, duke e mbajtur atë të gjallë kudo ku jetojnë shqiptarët.












