Trendy

Ardit Destani: Shpresoj të shënoj – duam fitore kundër Tikveshit

Para 6 muaj

Sulmuesi krahut tek FC Shkupi, Ardit Destani, ka folur para ndeshjes së gjashtë kampionale, duke theksuar përgatitjet intensive të ekipit dhe duke thënë se objektivi kryesor është, fitimi i tre pikëve.

“Përgatitjet për këtë ndeshje kanë qenë maksimale. Orari i ngjeshur i ndeshjeve nuk e ka ndryshuar fokusin tonë, dhe në Kavadar shkojmë të sigurojmë një rezultat pozitiv për skuadrën dhe të rrisim motivimin brenda ekipit,” tha Destani.

Ai shtoi se, edhe pse skuadra është relativisht e re, analizimi i kujdesshëm i kundërshtarit, Tikveshit, dhe angazhimi maksimal i lojtarëve janë çelësi për të dalë fitimtarë.

“Çdo sulmues ka detyrë të shënojë, por më e rëndësishme mbetet puna si ekip dhe rezultati pozitiv, jo statistikat personale,” përfundoi Destani.

Trending