Me slogane kundër presidentit Emmanuel Macron dhe ministrit të Financave Bruno Le Maire dhe jo zyrtarisht drejtuar edhe ndaj ministrit të Ekonomisë Thomas Cazenave, i njohur për publikun si “Le Cornie”, protestuesit, në shumicë paqësorë, marshuan në Paris, por edhe në qytete si Nante, Renne, Lyon dhe Marsejë, ku u regjistruan përleshje të izoluara me forcat e rendit.
Sipas të dhënave zyrtare të policisë, 140 persona u ndaluan në të gjithë Francën, 21 prej tyre në Paris, ndersa tetë efektivë të forcave të sigurisë u plagosën lehtë gjatë përplasjeve.
Autoritetet raportuan se 282.477 qytetarë morën pjesë në protestat jashtë Parisit, ndërkohë që sindikatat e punëtorëve pretendojnë se numri total i pjesëmarrësve arriti në 400.000.
Një pjesë e madhe e protestës përfshiu edhe rreth 20.000 farmacistë, të cilët iu bashkuan kundërshtimit ndaj politikave të reja buxhetore, sipas shoqatës së tyre përfaqësuese.
Rreth mesditës, 70 persona tentuan të hyjnë në ambientet e Ministrisë së Kulturës, duke bllokuar tre hyrje të ndërtesës për të protestuar kundër ministres Rachida Dati, raportoi një gazetar i agjencisë AFP.
“Nëse nuk na lejojnë të hyjmë, atëherë askush nuk do të hyjë në ministri,” bërtisnin protestuesit.
Rreth orës 15:00, tensione shpërthyen në stacionin e metrosë Voltaire në Paris, kur një grup prej rreth 100 personash të veshur me të zeza filloi të hedhë sende të forta ndaj policisë. Efektivët reaguan me gazit lotsjellës për të shpërndarë grupin.
Në Bordo, protesta përfundoi në mënyrë të qetë në Sheshin e Fitores, me brohoritje si: “Macron, dorëhiqu!”, “Le Cornie, je i mbaruar, rinia është në rrugë!”
Këto protesta vijnë në vazhdën e pakënaqësisë në rritje ndaj qeverisë franceze, e cila përballet me sfida të mëdha sociale, ekonomike dhe politike në prag të hyrjes në një tjetër vit fiskal me masa të forta kursimi.










