Trendy

Ushtria ukrainase raporton humbje të mëdha të forcave ruse në 24 orët e fundit

Para 6 muaj

Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë njoftuar se Rusia ka pësuar 1 mijë e 150 ushtarë të vrarë dhe të plagosur vetëm gjatë ditës së fundit, si dhe ka humbur 17 sisteme artilerie në vijën e frontit.

Në përditësimin zyrtar të publikuar nga Shtabi i Përgjithshëm në Facebook, theksohet se humbjet e akumuluara të ushtrisë ruse, nga nisja e agresionit më 24 shkurt 2022 e deri më 19 shtator 2025, arrijnë në shifra të larta.

Sipas të dhënave, Rusia ka humbur gjithsej:

Rreth 1,099,530 (+1,150) ushtarë,

11,191 (+0) tanke,

23,278 (+1) mjete të blinduara luftarake,

32,896 (+17) sisteme artilerie,

1,492 (+1) sisteme raketore shumëfishe,

1,218 (+1) sisteme mbrojtjeje ajrore,

422 (+0) avionë,

341 (+0) helikopterë,

60,680 (+211) dronë taktikë,

3,718 (+0) raketa lundrimi,

28 (+0) anije/gomone,

1 (+0) nëndetëse,

62,044 (+44) automjete dhe cisterna karburanti,

3,968 (+3) mjete speciale dhe pajisje të tjera.

Kievi publikon rregullisht këto të dhëna për humbjet e ushtrisë ruse, por shifrat nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Trending