BDI-ja ashpër ka reaguar, sic thonë, për “titujt dhe interpretimet tendencioze” nëpër disa media lidhur me deklaratën e mbrëmshme të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti.
Integristët thonë se bëhet fjalë për “keqpërdorim të papërgjegjshëm dhe nxitës si dhe shtrembërim të mesazhit të qartë të Ali Ahmetit, duke hedhur poshtë kategorikisht se bëhet fjalë për thirrje për ndarjen e shtetit.
“Në deklaratë u potencua se qëllimi është që RMV-ja të bëhet pjesë e BE-së, pa përmendur në këtë rast ndarjen. BDI mbetet e përkushtuar për vizionin e saj – RMV-ja të jetë shtet unitar, I përbashkët” – thuhet në reagimin e BDI-së.
Një deklaratë e Ahmetit nga Tetova trazoi shkenën politike të vendit, ku ai duke ju drejtuar Kryeministrit Mickoski komentoi se cfarë mund të ndodh nëse vendi eventualisht heq dorë nga rruga evropiane.
“Nëse Maqedonia nuk e vazhdon rrugën e saj drejt BE-së, atëherë qytetarët e këtij vendi nuk kanë zgjedhje tjetër veç se disa të shkojnë me Shqipërinë, kurse tjerët me Bullgarinë” – transmetojnë disa media deklaratën e Ahmetit nga Tetova.
Ashpër ka reaguar Lidhja Demokratike e cila deklaratën e Ali Ahmetit e ka vlerësuar si “kërcënim të drejtpërdrejtë për integritetin territorial të vendit dhe thirrje për ndarjen e Maqedonisë.
LD-ja e Pavle Trajanovit I k bërë thirrje Prokurorit Publik që të inicojë hetime kundër Ahmetit për cënimin e rendit kushtetues dhe cënimit të integritetit territorial.










