Trendy

Elmazi: Banorët e Sarajit nuk do të paguajnë më taksë të dyfishtë, fitorja e parë u arrit, ende pa filluar fushata!

Para 7 muaj

E kishte premtuar që në fillim të fushatës.

Banorët e Sarajit nuk do të paguajnë taksë të dyfishtë, ngase kjo, sipas tij ishte një padrejtësi për ta. Kandidati i VLEN-it, Muhmed Elmazi, sapo njoftoi se në seancën e Këshillit komunal, është shfuqizuar kjo padrejtës.

Ai këtë e ka cilësuar si fitore të parë, ende pa flluar kampanja.

“Fitorja e parë u arrit, ende pa filluar kampanja! Ashtu siç e premtuam, taksën e dyfishtë do ta shfuqizojmë, sot ndodhi. Në seancën e Këshillit Komunal, kjo padrejtësi u hoq. Ky vendim është dëshmia më e qartë se ndryshimi ka nisur dhe se ata tashmë e kanë kuptuar: Janë të dorëzuar përballë vullnetit të qytetarëve.

Urime bashkëvendas!”, ka shkruar Elmazi.

Trending