Policia e Tearcës ka dokumentuar rastin e parë të ndalimit të një automjeti me targat e ndryshuara dhe flesherë të paligjshëm, duke sekuestruar pajisjet dhe duke nisur procedurat ligjore për drejtuesin e automjetit.
Më 25 shtator 2025, rreth orës 16:40, nëpunës policorë nga Njësia Policore Tearcë ndaluan një automjet pasagjerësh “Mercedes” me targa të Tetovës, të drejtuar nga R.L. (56) nga Tetova, për kryerje të kundërvajtjeve në komunikacion, sipas nenit 139, pika 11 dhe nenit 36, pika 5 të Ligjit për Automjete, si dhe nenit 225, pika 9 të Ligjit për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor.
Policia i sekuestruar targat e ndryshuara dhe sinjalet ndriçuese – flesherët. Pas dokumentimit të rastit, do të përgatiten parashtresa përkatëse.
Autoritetet kujtojnë se në Maqedoninë e Veriut ka hyrë në fuqi procedura për zbatimin e targave të kuqe dhe të verdha në automjetet zyrtare, duke përfshirë automjetet qeveritare, komunale dhe të ndërmarrjeve publike. Përjashtime bëhen për disa automjete të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (ASK) dhe disa të Ministrisë së Brendshme, sipas rregulloreve të reja.










