Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, së bashku me bartësin e listës për këshilltarë, Albi Qamili, shefin e shtabit zgjedhor për Tetovën, Besar Durmishi, dhe kandidatët tjerë për këshilltarë, zhvilloi sonte një takim me banorët e Reçicës së Madhe.
Kasami shkroi:
“Bashkë me bartësin e listës për këshilltarë, Albi Qamili, shefin e shtabit zgjedhor për Tetovën, Besar Durmishi dhe kandidatët tjerë për këshilltarë, sonte patëm takim mjaft miqësor e të hapur me banorët e Reçicës së Madhe. Me ta diskutuam për sfidat dhe punët që na presin. Ky takim nuk ishte vetëm një bisedë e zakonshme, por dëshmi se vizioni ynë për Tetovën e përfshin çdo lagje e çdo fshat.”
Ai shtoi gjithashtu:
“Për Reçicën e Madhe kemi nisur e përfunduar shumë projekte, ndërsa u jap edhe lajmin e mirë se së shpejti do të nis rregullimi i rrugës përgjatë lumit, e cila do të lidhë fshatin drejtpërdrejt me autostradën. Këto nuk janë vetëm premtime, por hapa konkretë që kanë nisur të bëhen realitet. Reçica e Madhe, ashtu si gjithë Tetova, do të jetë pjesë e zhvillimit që e kemi nisur bashkë, i cili do të merr hov edhe më të madh në Kapitullin e Dytë.”
Ky takim është pjesë e vizitave të kryetarit për të dëgjuar nevojat e komuniteteve dhe për të promovuar projektet që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve.










