Kryetari i Komunës së Tetovës dhe njëherit kandidat për një mandat të dytë, Bilall Kasami, së bashku me bartësin e listës për këshilltarë, Albi Qamilin, shefin e shtabit zgjedhor për Tetovën, Besar Durmishin dhe kandidatët për këshilltarë, ka zhvilluar një takim me banorët e Reçicës së Madhe.
Kasami tha se ky takim ishte dëshmi e vizionit të përbashkët për zhvillimin e çdo lagjeje dhe fshati të Tetovës. Ai theksoi se në Reçicën e Madhe janë realizuar dhe përfunduar disa projekte, ndërsa paralajmëroi nisjen e rregullimit të rrugës përgjatë lumit, e cila do ta lidhë drejtpërdrejt fshatin me autostradën.
“Këto nuk janë vetëm premtime, por hapa konkretë që kanë nisur të bëhen realitet. Reçica e Madhe, ashtu si gjithë Tetova, do të jetë pjesë e zhvillimit që e kemi nisur bashkë, I cili do të merr hov edhe më të madh në Kapitullin e Dytë”, deklaroi Kasami.










