Trendy

“Çka ka Qellu” po hap dyert në një lokacion të ri në New Jersey të SHBA-së!

Para 7 muaj

Një nga emrat më të njohur të kuzhinës shqiptare dhe mesdhetare, Çka ka Qellu, po zgjerohet me një lokacion të ri në Westwood, New Jersey (SHBA).

Pas suksesit të madh dhe vlerësimeve të shumta, mes tyre edhe nga The New York Times si pjesë e “Top 100 Restaurants” për tre vite radhazi, restoranti do të sjellë sërish shijen autentike të kuzhinës tradicionale dhe kreative për të gjithë dashamirët e ushqimit.

Lokacioni i ri do të ofrojë një eksperiencë unike – ku shijet mesdhetare, tradita dhe arti i gatimit bashkohen në një ambient modern e mikpritës. Me përkushtim ndaj cilësisë dhe detajeve, Çka ka Qellu mbetet destinacioni ideal për të gjithë ata që kërkojnë jo vetëm ushqim, por një përvojë të paharrueshme.

Hapja e madhe vjen së shpejti!
Për më shumë informafione dhe detaje ndiqeni në rrjetet sociale @ckakaqellu ose vizitoni faqen zyrtare www.ckakaqellu.com për të qenë ndër të parët që do të përjetojnë këtë eksperiencë të re.

Trending