Trendy

Zvicra zgjohet nën petkun e borës

Para 6 muaj

Reshje të dendura paralizojnë trafikun – mbyllet Gotthardi në të dy drejtimet

Zvicra është përfshirë nga një stuhi e fortë bore që ka shkaktuar kaos në qarkullim.
Në Bettmeralp të kantonit Wallis dhe në maloren First në Grindelwald të kantonit Bern, qytetarët u zgjuan mes një peizazhi të mbuluar nga dëbora.

Sipas “Meteo Schweiz”, kufiri i borës është luhatur mes 1800 dhe 2100 metrave, ndërsa në Alpet perëndimore dhe jugore trashësia ka arritur deri në 50 centimetra.

Për pasojë, kalimi i famshëm i Gotthardit është mbyllur në të dy drejtimet, ndërsa rrugët Tiefenbach–Gletsch dhe Wassen–Meiringen kanë mbetur të pakalueshme.

Ndërkohë, në zonat e ulëta të vendit ka rënë shi, duke sjellë kontraste të mëdha klimatike.
Meteorologët parashikojnë se e diela do të jetë kryesisht e thatë, me temperatura deri në 18°C në disa zona.

Trending