Një krahasim që po qarkullon në rrjetet sociale ka hapur debat mbi vlerat e kohës sonë.
Në njërën anë qëndron Aziz Sancar, shkencëtari turko-amerikan që fitoi çmimin Nobel për zbulimet mbi ADN-në e njeriut, me vetëm rreth 350 mijë ndjekës.
Në anën tjetër është Yasin Cengiz, i njohur për videot e tij humoristike dhe kërcejt me bark në TikTok, i cili numëron mbi 20 milionë ndjekës.
“Njëri i shërben njerëzimit, tjetri di vetëm të kërcejë me bark”, shkruajnë komentuesit, duke e përshkruar fenomenin si një shembull të qartë të “kohës së çudirave”.
Reflektimi ironik përfundon: “Po të ishte trendi i like-ve matësi i vlerës, sot në vend të ilaçeve do të hanim donera për t’u shëruar.”










