Trendy

Ibrahimi: Familja e Ali Ahmetit shiti aksionet e Mijallkovit tek banka e Vuçiqit

Para 6 muaj

Zeqirija Ibrahimi nga koalicioni VLEN akuzoi se kompania “AS Senjak”, e lidhur sipas tij me një familjar të afërt të liderit të BDI-së Ali Ahmeti, ka blerë aksione në Stopanska Banka Manastir nga një kompani e afërt me Sasho Mijallkovin, për t’ia shitur më pas Alta Bankës nga Beogradi, që dyshohet se ka lidhje me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

“Të njëjtat aksione që familja e Ali Ahmetit ia shiti Bankës së regjimit të Vuçiqit, pothuajse një vit më parë, i ka blerë pikërisht nga Sasho Mijallkovi ose nga kompania e lidhur me të, ‘Best Way Investment’. Blerja është bërë më 24.10.2024. Ja dëshmia e këtij transaksioni”, tha Ibrahimi.

Nga ana tjetër, BDI i ka hedhur poshtë këto akuza, duke e akuzuar koalicionin VLEN për manipulim dhe tradhti politike, ndërsa theksoi se hyrja e Alta Bankës në tregun maqedonas është lejuar me vendim institucional nga Komisioni për Letrat me Vlerë.

Trending