Kryeparlamentari Gashi ka takuar sot krerët e VLEN-it. Ai shprehet i bindur se ky koalicion do të qaset në zgejdhjet lokale me kandidatë që ofrojnë zgjidhje konkrete mirëqenien e komunave shqiptare.
“Takova liderët e koalicionit VLEN, ku bashkërisht dhe me “NJË ZË” theksuam rëndësinë e zhvillimit të një fushate dinjitoze për zgjedhjet lokale, duke respektuar standardet e larta të kulturës politike. Nga diskutimet u konfirmua bindshëm se VLEN u qaset zgjedhjeve të ardhshme lokale me një vizion të konsoliduar, program të përgjegjshëm dhe me kandidatë që ofrojnë zgjidhje konkrete për komunat dhe mirëqenien e qytetarëve tanë”, ka deklaruar kryeparlamentari Gashi.





