Trendy

Kris në Koalicionin e Ahmetit: Mungesa e Arjanit Hoxhës në konventën e AKI ndez zërat për largime

Para 6 muaj

Në konventën promovuese të Aleancës Kombëtare për Integrim, të mbajtur dje me pompozitet dhe retorikë të zjarrtë nga Ali Ahmeti, ra në sy mungesa e theksuar e Arjanit Hoxhës, kryetar i Partisë Demokratike Evropiane (PDE).

Burime të brendshme nga koalicioni thonë se mospjesëmarrja e tij nuk ishte rastësi protokollare, por sinjal i pakënaqësive të thella që kanë nisur të shpërfaqen mes partnerëve të vogël të AKI-së dhe strukturës qendrore të BDI-së. Këto tensione, sipas analistëve politikë, mund të shndërrohen në valë largimesh nga koalicioni, në një kohë kur Ahmeti përpiqet ta shesë zgjedhjen e 19 tetorit si “referendum të shqiptarëve”.

Fakti që një lider partie, si Hoxha, vendos të qëndrojë jashtë skenës në ditën më të rëndësishme të nisjes së fushatës, lexohet si mesazh politik: koalicioni nuk është më i bashkuar “me një zë”. Në vend të konsolidimit, AKI po përballet me rrezikun e erozionit të brendshëm dhe humbjes së mbështetjes nga satelitët e saj.

Në terren, kjo situatë i jep më shumë hapësirë rivalëve politikë për të thyer mitin e dominimit të BDI-së, ndërsa në opinion krijon përshtypjen se Ahmeti ka mbetur më shumë i rrethuar me militantë sesa me aleatë të vërtetë.

Trending