Trendy

Mashtrim tjetër në Shkup: 77-vjeçarja humb 180,000 denarë nga një “polic” fals

Para 6 muaj

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se më 30.09.2025, rreth orës 17:45, një 77-vjeçare nga Shkupi ka denoncuar në SPB Shkup se është mashtruar për shumën prej 180,000 denarësh.

Sipas denoncimit, një person e ka kontaktuar telefonikisht duke u prezantuar si nëpunës policor dhe i ka thënë se vajza e saj kishte shkaktuar një aksident trafiku, në të cilin një fëmijë kishte ndërruar jetë. Mashtruesi e kërcënoi se, nëse nuk do të jepte paratë, vajza e saj do të përballej me përgjegjësi penale.

Pas kësaj, e moshuara la shumën e kërkuar në vendin e caktuar. Kur u kthye në shtëpi dhe kontaktoi vajzën, ajo kuptoi se ishte mashtruar. Policia po ndërmerr të gjitha masat për zbardhjen e rastit dhe kapjen e autorit.

Trending