Sot, kryetari aktual dhe kandidat për Komunën e Tetovës, Bilall Kasami, qëndroi për vizitë në fshatin Falisht, ku prezantoi dy projekte madhore që kanë ndryshuar jetën e banorëve.
“Me angazhim të madh kemi bërë realitet dy projekte madhore që për dekada kanë qenë vetëm ëndrra: ndërtimin e rrugës moderne për fshatin, si dhe zgjidhjen përfundimtare të problemit me ujin e pijshëm, duke garantuar furnizim cilësor për çdo familje,” deklaroi Kasami.
Ai shtoi se këto janë dëshmi të qarta të punës konkrete: “Këto janë dëshmi të qarta se ne nuk flasim me fjalë boshe, ne punojmë, ne realizojmë dhe ne e ndryshojmë realitetin!”
Kasami theksoi se Falishti tashmë ka rrugë dhe ujë të pastër, ndërsa vizioni për Tetovën e ardhshme është i qartë: “Nesër Tetova do të ketë edhe më shumë projekte që e bëjnë jetën më të mirë për secilin qytetar. Por për ta vazhduar këtë rrugë të suksesshme, duhet t’i japim hov zhvillimit me votë më 19 tetor.”










