Një incident familjar është raportuar më 1 tetor 2025 në SPB Tetovë.
Një 19-vjeçar nga Tetova ka deklaruar se rreth orës 19:10, para shtëpisë së tij, është sulmuar fizikisht nga kushëriri i tij, i identifikuar me inicialet B.A. Sulmi ka ndodhur pas një fjalosjeje të shkurtër midis tyre. Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe për dokumentimin ligjor të ngjarjes.










