Trendy

Fetai: O Ali, po çfarë besëlidhje e çfarë bakraçi!

Para 6 muaj

Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka reaguar me tone ironike ndaj thirrjes së kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, për një “besëlidhje shqiptare”. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Fetai e ka vënë në pikëpyetje sinqeritetin e kësaj ideje, duke e cilësuar si folklorizëm politik, përderisa mungon bashkimi mes vetë liderëve shqiptarë, transmeton tetova1.

“O Ali, kush nuk i ul të vetët në një sofër, nuk mund t’i thërrasë shqiptarët në besëlidhje. Dilni e na shisni patriotizëm dhe folklorizma, por mes vete s’flisni e as s’i jepni dorën njëritjetrit. Taravari nga njëra anë, Sela nga tjetra, secili ha bukë veç e veç, duke e ruajtur shpinën nga tjetri. Dhe jo vetëm që s’i besoni njëritjetrit, por s’mund të shiheni as me sy nga urrejtja. Po çfarë besëlidhje e çfarë bakraçi!”, ka shkruar Fetai.

Ky reagim i zv/kryeministrit Fetai vjen pas deklaratave të Ahmetit në tubimet e fundit politike, ku ai ka filluar që ta ashpërsojë fjalorin politik duke akuzuar faktorin politik shqiptar në qeverinë e Maqedonisë së Veriut si dekor./tetova1/

Trending