Trendy

Taipi takon fermerët e Sllatinës: “Bujqësia prioriteti ynë”

Para 5 muaj

Kandidati për kryetar komune, Taipi, ka zhvilluar një takim me fermerët e fshatit Sllatinë, ku është diskutuar për sfidat dhe mundësitë e sektorit bujqësor. Në takim u theksua nevoja për mbështetje më të madhe institucionale, qasje më të lehtë në inpute bujqësore dhe ndihmë konkrete për zhvillimin e bujqësisë.

Taipi u zotua për mbështetje institucionale gjatë katër viteve të ardhshme, përmes:
• Hapjes së njësisë rajonale për bujqësinë në kuadër të komunës;
• Ofrimit të mbështetjes teknike nga administrata komunale për informimin dhe aplikimin e fermerëve në fondet bujqësore;
• Nxitjes së bashkëpunimit mes fermerëve me krijimin e një shoqate komunale të bujqve.

“Kjo do të forcojë qëndrueshmërinë e fermerëve dhe do të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të tyre dhe të komunës,” theksoi Taipi.

Trending