Trendy

Albi Qamili: “Tetova po ndryshon, ne jemi gjenerata që nuk ndalet!”

Para 7 muaj

Kandidati i koalicionit VLEN për Këshillin Komunal të Tetovës, Albi Qamili, së bashku me ekipin e tij të të rinjve energjikë, zhvilloi sot një aktivitet në lagjen Cetinskë.

Gjatë takimeve me qytetarët, ata ndanë idetë dhe vizionin për një Tetovë që ecën përpara me hapa të sigurt, duke theksuar përkushtimin për zhvillimin e komunës dhe përmirësimin e jetës së përditshme të banorëve.

“Çdo bisedë, çdo buzëqeshje dhe çdo dorështrëngim na jep forcë që ta vazhdojmë këtë rrugë me edhe më shumë përkushtim. Entuziazmi në Cetinskë ishte i jashtëzakonshëm – Tetova po ndryshon dhe ne jemi gjenerata që nuk ndalet për ta vazhduar këtë realitet!”, tha Qamili.

Trending