Trendy

Albi Qamili mesazh opozitës: Bilall Kasami do t’u mposht që në raundin e parë bashkë me Apasievin, Teuta Arifin dhe Bajram Rexhepin

Para 7 muaj

VLEN sot ka mbajtur tubim me banorët e lagjeve Gam Gam, Qendër dhe Sahat Mëhallë, në të cilin ishin të pranishëm një numër i lartë i mbështetësve të Bilall Kasamit.

Në tubim fjalim mbajti edhe bartësi i listës për këshilltarë në Tetovë, Albi Qamili, i cili i dërgoi mesazh opozitës, duke u thënë se “Kasami do t’i mposhtë që në raundin e parë”.

Ai tha se kundërkandidatët e Kasamit kanë angazhuar të gjitha makineritë për të shpifur kundër udhëheqësisë aktuale të komunës.

“Pala tjetër ka angazhuar të gjithë maqinerinë për të shpifur për udhëheqësinë aktuale të komunës, madje ka angazhuar edhe argatin e saj anti-shqiptarin Apasievin, për të mos e lejuar të fitojë Bilall Kasamin prej në raundin e parë. Por Bilall Kasami prej në raundin e parë do t’i fitojë edhe Apasievin, edhe Teuta Arifin, edhe Bajram Rexhepin edhe BDI-në”, tha Albi Qamili, fjalimi i të cilit u përcoll me shumë duartrokitje.

Trending