Trendy

Ngjarje shqetësuese në Gostivar – familja kërcënohet nga një person me sjellje të çrregullt

Para 6 muaj

Një ngjarje shqetësuese është raportuar në Departamentin për Punë të Brendshme në Gostivar. Një grua 44-vjeçare nga Gostivari ka denoncuar se është përballur me kërcënime të përsëritura nga një person me probleme shëndetësore.

Sipas kallëzimit, më datë 28 shtator 2025, rreth orës 19:10, ndërsa ndodhej me bashkëshortin dhe dy fëmijët e mitur në një rrugë të qytetit, personi me iniciale K.”pnj” iu është afruar dhe është sjellë në mënyrë agresive, duke i kërcënuar me mjet të mprehtë.

Po sipas denoncimit, më 3 tetor 2025, rreth orës 18:30, i njëjti person e ka përsëritur sjelljen kërcënuese, duke u afruar sërish në të njëjtin vend dhe duke dërguar kërcënime edhe ndaj bashkëshortit të saj.

Nga SPB Gostivar bëhet e ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, si dhe për sigurimin e familjes që bëri denoncimin.

Trending