Kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës, Bajram Rexhepi, gjatë shëtitjes së sotme në lagjet Potok dhe Koltuk, theksoi se programi i tij është inkluziv dhe i orientuar drejt mirëqenies së qytetarëve.
“Programi ynë për Tetovën ka në qendër qytetarin dhe mirëqenien e tij. Do të kemi financa të pastra, buxhetim transparent dhe shërbime më cilësore e më të lira për secilin qytetar të Tetovës,” deklaroi Rexhepi.
Ai shtoi se tetovarët, pa dallim, po e pranojnë dhe po e dallojnë qartë vizionin dhe programin tonë për Tetovën, ndërsa kudo po i presin ngrohtë dhe me krahëhapur.










