Trendy

Mexhiti premton vendosjen e ashensorëve

Para 6 muaj

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga radhët e VLEN-it, Izet Mexhiti, premtoi ndërtimin dhe instalimin e ashensorëve modern në të gjitha ndërtesat e Çairit. Mexhiti tha se ekipet tashmë janë në terren, po bëjnë vlerësimet teknike të detajuara, ndërsa analiza fillestare tregon se ekzistojnë kushte teknike për vendosjen e 81 ashensorëve në 81 hyrje të 81 ndërtesave, pa pasur nevojë për ndërhyrje shumë të mëdha.

“Fillojmë projekt kapital për ndërtimin dhe instalimin e ashensorëve modern në të gjitha ndërtesat ekzistuese në territorin e Çairit, të cilat nuk kanë, por kanë nevojë për ashensorë. Për dekada, banorët e ndërtesave të vjetra, ma 4 ose 5 kate, përballen me një sfidë të madhe, mungesën e ashensorëve. Për fqinjët tanë të moshuar, për personat me vështirësi në lëvizje, për familjet me fëmijë të vegjël, ngritja e përditshme nëpër shkallë është një mundim i madh, kjo kohë merr fund. Ky nuk është një premtim i zbrazët, përkushtimi im është i dukshëm në vepra,” tha Izet Mexhiti, Kandidat i VLEN-it për Çairin.

Trending