Trendy

Përballje në Debat21: Sejdiu dhe Sulejmani ngrenë zërin për të ardhmen e Zhelinës

Para 6 muaj

Në emisionin Debat21, kandidatët për kryetar të komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu (VLEN) dhe Emir Sulejmani (AKI), përballen drejtpërdrejt për prioritetet e zhvillimit të komunës dhe sfidat më urgjente që përballen banorët.

Blerim Sejdiu theksoi arritjet e deritanishme:
“Zhelina duket si një qytet! Kemi bërë shumë, por ka edhe shumë punë për t’u bërë”, tha ai, duke nënvizuar se do të fokusohet në investime infrastrukturore dhe përmirësimin e shërbimeve publike, duke ruajtur bashkëpunimin me komunitetin.

Ndërsa Emir Sulejmani kritikoi gjendjen aktuale të infrastrukturës dhe premtoi ndryshime konkrete:
“Fatkeqësisht edhe në këto zgjedhje duhet të flasim për ujë të pijshëm, kanalizim & infrastrukturë”, tha Sulejmani, duke shtuar se prioriteti i tij do të jetë rikonstruksioni i rrugëve dhe menaxhimi i përgjegjshëm i burimeve komunale për të përmirësuar jetesën e banorëve.

Përballja mes kandidatëve nxori në pah pikat e ndryshme të vizionit për Zhelinën, ku njëri thekson arritjet dhe nevojën për të vijuar zhvillimin, ndërsa tjetri nënvizon sfidat e pazgjidhura dhe nevojën për përmirësime urgjente.

Trending