Trendy

Kasami: Lagjja Teqe dhe Bregu i Diellit fuqishëm për Tetovën që ecë përpara

Para 6 muaj

Kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka vizituar Lagjen Teqe dhe Bregu i Diellit, ku ka folur për zhvillimet e realizuara dhe planet për të ardhmen e qytetit, raporton tetova1.

“Lagjja Teqe dhe Bregu i Diellit fuqishëm për Tetovën që ecë përpara. Kjo prezencë dhe përkrahje nga zemra e Tetovës na mbush zemrat plot entuziazëm për fitoren e madhe të 19 tetorit. Teqen e bëmë me rrugë evropiane, ndërsa në Bregun e Diellit e zgjidhëm problemin shumëvjeçar me ujin e pijshëm. Këto lagje po transformohen bashkë me mbarë Tetovën. Edhe më mirë, edhe më shumë, edhe më fuqishëm në 4-vjeçarin e ardhshëm. Tetova s’ndalet!”, shkruan Kasami.

Ai ka theksuar se vizitat në lagje janë një mundësi për të dëgjuar drejtpërdrejt nevojat e qytetarëve dhe për t’i integruar ato në planet zhvillimore të komunës.

Trending