Trendy

Lejda Troci – Fuqia e dizajnit, forcës dhe frymëzimit

Para 5 muaj

Pas një udhëtimi të shkurtër por intensiv në Paris, Lejda Troci, bashkëthemeluese e Tangerine Designs, është rikthyer në shtëpi me një zemër plot emocione dhe kujtime. Paris Fashion Week shënoi një moment të rëndësishëm në karrierën e saj – prezantimin e koleksionit të ri Spring SS26, që u zhvillua në ambjentet madhështore të Shangri-La Hotel Paris.

Sfilata e rradhës e Lejdës nuk ishte thjesht një event mode – ishte një deklaratë force, elegance dhe frymëzimi. Mes duartrokitjeve dhe energjisë së mbrëmjes, një surprizë e veçantë i dha emocion të jashtëzakonshëm këtij momenti: prania e #AlbanianExcellence dhe #FloraNikolla, të cilat kishin udhëtuar posaçërisht nga Shqipëria për të qenë pjesë e ngjarjes.

Ky gjest simbolizoi më shumë se një mbështetje profesionale – ishte një vlerësim për udhëtimin e Lejdës si krijuese, si grua dhe si luftëtare. Me ndihmën e Ambasadës Shqiptare në Paris, në mbrëmjen e organizuar në nder të saj, Lejda u nderua si simbol i grave që kanë kaluar ose po kalojnë betejën me kancerin, duke u bërë zë dhe frymëzim për shumë të tjera.

“Faleminderit Flora, faleminderit Albanian Excellence – të qenit aty, të më nderoni si simbol të të mbijetuarve dhe të më mbështesni me dashuri e respekt, ishte thellësisht prekëse. Së bashku mund të fitojmë, sepse së bashku jemi më të forta,” – shprehet ajo me emocion.

Sot, përveç se një emër që qëndron pas Tangerine Designs, Lejda Troci është shembull i qartë i asaj që ndodh kur kreativiteti bashkohet me kurajën dhe pasioni për jetën.
Në çdo hap të saj, ajo dëshmon se arti, forca dhe ndjeshmëria mund të krijojnë jo vetëm dizajn të bukur – por edhe inspirim që ndryshon jetë.

Trending